Gjermania ka ndezur zemërim në Kinë pasi i faturoi përmes një shkrimi në një gazetë një faturë prej 130 miliardë paundësh (149 mld €) që Pekini “i detyrohet” Berlinit prej pandemisë koronavirus.  

Gjermania u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA-të në këtë sulm ndaj vendit të origjinës së koronavirusit.

Sipas Gjermanisë, Kina i detyrohet 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave që po solli dhe po sjell Covid-19.

Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister.

Të shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse ajo rezulton “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve:

“Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan. Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije të përgjegjshëm, atëherë duhet të ketë pasoja.”

Ai tha se kinezët ishin “të zënë ngushtë” dhe pyetja ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit apo është bërë qëllimisht?”