Ministria e Shëndetësisë spanjolle njofton se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar mbi 20 mijë të shtunën.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 565 persona që kanë vdekur në 24 orët e fundit, 20 më pak se të premten.

Spanja është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia.

Numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 191 mijë, por sipas zyrtarëve tani në këtë vend ka nisur ngadalësimi i shpërndarjes. Numri i të shëruarve ka arritur në gati 75 mijë.