Numri i vdekjeve ditore nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit sërish, duke shkuar në 888. Kjo i zbeh shpresat e britanikëve se kurba po sheshohet. Ndërkohë janë regjistruar 5,526 raste të reja me Covid-19. Në 10 prill, Britania e Madhe regjistroi rekordin më të keq me 980 fatalitete.

Në total në Britani kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 15.464 njerëz. Në total janë zyrtarisht 114.217 të infektuar në Britaninë e Madhe. Por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.

Sipas BBC, numri i viktimave nga koronavirusi nëpër azilet e të moshuarve mund të jetë 7500, të paktën pesë herë më e lartë se shifra zyrtare.

Në shifrën e vdekjeve përfshihen vetëm ato raste që kanë ndërruar jetë në spitale.