Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.

Lëkundja sizmike e orës 04.57 është ndjerë në Poggio Imperiale, provincë e Foggia-s, ndërsa thellësia ka qenë 2.4km, bën të ditur Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raporton la Repubblica.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo lëndime në njerëz.