Franca ka shënuar 761 vdekje në 24 orët e fundit nga Covid-19 duke e çuar bilancin në 18 mijë e 681 viktima.
Franca qëndron pas SHBA, Italisë dhe Spanja si e katërta në botë sa i përket numrit të viktimave. Sot janë shënuar 1909 raste të reja, me një numër të përgjithshëm prej 147.969 të infektuarish.
Për ditën e tretë rresht ka rënë numri i pacientëve në spital si dhe për të nëntën ditë rresht ka rënë numri i pacientëve që ndodhen të shtruar në terapi intensive.





