Franca ka shënuar një ditë tragjike, pasi 1.438 pacientë ndërruan jetë vetëm në 24 orët e fundit prej COVID-19.

Tashmë numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17.167. Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave është dyfishuar.

Lajmi i mirë është se ka rënë numri i pacientëve në spitale. Franca dhe SHBA janë dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në ditë ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 761 viktima.

15 prilli ishte dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19. 

Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndyshojnë masat kufizuese.