Britania vijon të përballet me shifra tragjike nga koronavirusi.
Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit në vend, gjatë 24 orëve të fundit 741 persona kanë humbur jetën. Kjo është dita e katërt rradhazi që shifra e të vdekurve regjistrohet nën 800 persona.
Sipas autoriteteve, Britania e Madhe mund ta ketë arritur tashmë pikun.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,605 raste të reja duke e çuar në 98,476 numrin total të të infektuarve.
Deri më sot në Britani janë kryer 313,769 teste për Covid-19.





