Spanja ka regjistruar një rritje ditore prej 1,220 rastesh të koronavirusit, që sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit, është rritja më e madhe në më shumë se një javë.

Spanja pati të martën uljen e parë të rasteve aktive, pasi numri i vdekjeve dhe personat e rikuperuar tejkaluan diagnozat e reja.

Zyrtarët spanjollë kanë paralajmëruar më parë që numrat janë më të lartë në ditët pas një fundjave ose një feste publike, siç është e Hëna e Pashkëve.

Vendi regjistroi 523 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë tani është 18.579, me gjithsej 177,633 raste të konfirmuara të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.