Presidenti amerikan Donald Trump shprehet se ka urdhëruar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se
“OBSH ka dështuar në kryerjen e detyrës së saj themelore”, në përgjigjen ndaj shpërthimit të COVID-19.
Trump ka akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim dhe mbulimin e përhapjes së virusit në Kinë e se pkërisht kjo organizatë duhet të jetë përgjegjëse.
“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.





