Shtatë mjekë të tjerë në Itali kanë humbur jetën nga pandemia Covid-19. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Federata Kombëtare e Urdhërave Mjekësorë (Fnomceo), e cila vazhdimisht përditëson listën e vdekjeve duke përfshirë mjekë aktivë, mjekë në pension dhe mjekë në pension të thirrur përsëri në punë ose të përfshirë në situatën e krijuar nga Covid-19.
Numri total i vdekjeve mes bluzave të bardha arrin në 116. Ndërsa përsa i përket farmacistëve, që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit në Itali kanë humbur jetën 8 farmacistë.





