Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka arritur të fitojë edhe në shtetin e Wisconsin-it, raportojnë mediet amerikane.

Me 94% të votave të numëruara, ai arriti të marrë 63.4% të tyre.

Senatori i larguar Sanders dha miratimin e plotë për Biden në një paraqitje të papritur në video live ku tha se të gjithë, jo vetëm mbështetësit e tij, duhej ta mbështesnin Biden në garën e tij kundër presidentit Trump.

“Unë do të bëj gjithçka mundem që kjo të ndodhë”, siguroi Sanders në video, ku Biden e falënderon atë, duke e quajtur mbështetjen e tij “shumë të rëndësishme”.