Në një fjalim të mbajtur sot para kombit francez, Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar zgjatjen e masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kufizimet e tanishme do të jenë në fuqi deri më 11 maj, raporton EuroNews. 

Ky vendim vjen në një kohë kur epidemia e koronavirusit të Francës po tregon shenja të ngadalësimit.  

“Shpresa po kthehet, por asgjë nuk është e sigurt”, tha Macron.  

Macron tha se pas të hënës 11 maj, shkollat gradualisht do të fillojnë të rihapen. Vendimet e tij vijnë në mes të shqetësimit në rritje për furnizimin me pajisje mjekësore, si dhe pasojat sociale të pandemisë në Francë.  

Kjo është përkundër shifrave relativisht inkurajuese të viktimave gjatë fundjavës së Pashkëve. Sot, Franca regjistroi 574 viktima, ndërkohë që numri total është 14,967 viktima.