Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 619 viktima nga koronavirusi, 109 më shumë se një ditë më parë ku numri i të vdekurve ishte 510.

Numri total i personave që kanë humbur jetën në Spanjë është 16 972 ndërsa të infektuar janë 166 019.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë thotë se ka rritje edhe të të infektuarve me COVID-19, 5 167 më shumë se të dhënat e ditës së shtunë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. 108,838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404,497 janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 533.115, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.