Franca është një nga vendet me situatën më problematike përsa i përket viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 635 viktima, duke e çuar në 13.832 numrin total të jetëve të humbura.
Rastet e reja (4.785) kanë bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë 129.654.
Në Francë janë shëruar 26.391 vetë, ndërkohë që 6.883 janë në gjendje të rëndë për jetën.





