Sërish lajme të këqija nga Italia. Kurba e të infektuarve nuk zbret, përkundrazi, rritet akoma më shumë.
Sipas shifrave zyrtare, në 24 orët e fundit janë 4694 raste të reja infektimesh, 743 më shumë se një ditë më parë.
Ndërkohë rritet edhe numri i vdekjeve. Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 619 viktima, 49 më shumë se një ditë më parë.
Numri total i vdekjeve në Itali arrin në 19468 raste, ndërkkohë që janë shëruar në total 32.534 persona, 2079 vetëm në 24 orët e fundit.
Numri total i të prekurve nga koronavirusi në Itali që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën 152.271 persona.





