E gjithë bota është në luftë me koronavirusin. Pas një bilanci tragjik të publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2 mijë e 108 të vdekur edhe Brazili ka publikuar një bilanc tragjik.

Sipas universitetit John Hopkins, Brazili është bërë vendi i parë në Amerikën Latine që ka kaluar shifrën e 1 mijë të vdekurve.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti, në Brazil numri i të vdekurve ka shkuar në 1068 persona dhe 19 789 raste të infektuara me Covid-19.

Kujtojmë që dje në mëngjes u rregjistruan më shumë se 1.6 milion raste në të gjithë botën dhe 100 mijë viktima.