Megjithëse ka raportuar një rënie të lehtë të numrit të viktimave nga COVID-19 në krahasim me ditën e djeshme Franca vijon të jetë shteti evropian me rritjen më të shpejtë të rasteve të reja dhe fataliteteve.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7120 të infektuar nga koronavirusi i ri dhe se 987 kanë ndërruar jetën, rreth 400 më pak se dje.

Aktualisht 124,869 persona janë prekur nga virusi, 13,197 prej të cilëve kanë ndërruar jetë dhe 24,932 janë shëruar.