Franca vijon të raportojë shifra tragjike për humbjen e jetëve nga koronavirusi, duke u bërë tashmë vendi që po vuan më shumë në Europë.

Autoritetet raportuan këtë të enjte 1,341 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 4,799 raste të reja. Italia, Spanja dhe Gjermania kanë raportuar numra më të ulët ditën e sotme.

Prej fillimit të muajit prill, numri i viktimave nga COVID-19 në Francë është trefishuar, ndërsa numri i të prekurve është dyfishuar.

Aktualisht janë 117,749 raste të konfirmuara me koronavirus nga të cilët 12,210 kanë ndërruar jetë dhe 23,206 janë shëruar.