Në mbarë botën, shifrat ditore të njerëzve që humbin jetën nga COVID-19 rriten me ritme në frikshme. Në Francë, në 24 orër e fundit kanë ndërruar jetë 1417 persona duke e çuar në 10 328 numrin total të vdekjeve në vend raporton ministria e Shëndetësisë.
Në të gjithë Francën, 7 091 persona kanë ndërruar jetë në spitale, ndërsa mbi 3000 të tjerë nuk kanë marrë dot ndihmë atje, por në qëndra të krijuara për të përballuar luftën ndaj koronavirusit. Ndërsa të infektuar janë 109,069 persona. Me shifrat e ditëve të fundit, Franca ka kaluar edhe Kinën, duke u renditur në vendin e katërt, menjëherë pas Italisë.
Në Francë numërohen 19,337 persona të shëruar.





