E kanë bërë një gjest shumë human kundrejt atyre që këto ditë janë lodhur shumë.

Lady Gaga është duke bërë bashkë disa prej yjeve botërore për një koncert virtual si shenjë falënderimi për vijën e parë të frontit në këtë pandemi.

Qytetarët e izoluar mund të hyjnë në transmetim direkt “Së bashku në shtëpi” më 18 prill.

Ylli-pop u shfaq së bashku me zyrtarët e OBSH për të njoftuar koncertin, ku yje si Billie Eilish, John Legend, Andrea Bocelli dhe Sir Elton John do marrin pjesë.

Stevie Wonder, Alanis Morissette, David Beckham dhe Idris Elba si dhe yje të tjerë që rezultuan pozitiv me koronavirus po ashtu do jenë pjesëmarrës.