569 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2921.

Rritja e sotme shënon ditën më të keqe deri më tani në krizën e Covid-19 që ka goditur Britaninë. Kjo është dita e tretë me radhë që është regjistruar një numër kaq i lartë vdekjesh.

4,244 persona të tjerë u diagnostikuan me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave pozitivë në 33.718.

Ditën e mërkurë u regjistruan 4 324 raste të reja në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike shpresojnë se bllokimi i ndërmarrë javët e fundit ka bërë që të shihet një dritë shprese në fund të tunelit, pasi numri i të vdekurve dhe të prekurve shënon vetëm një rritje të vogël nga dita në ditë.