Dy persona kanë humbur jetën në Greqi dhe numri total i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 28. Fatkeqësisht numri i të infektuarve me koronavirus po rritet ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 74 persona, duke e çuar numrin total në 966.

Ndërkohë bëhet me dije se 52 persona janë shëruar nga Covid-19.