Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama sa i takon kthimit të shqiptarëve në atdhe.
Pollo shkruan në facebook se qeveria ka pranuar propozimin e 9 ditëve më parë të PD-së.
“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre.”





