Kjo javë pritet do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme.

Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Ditën e hënë, në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.