Kreu i SPAK Altin Dumani, i thirrur në Komisionin e Ligjeve iu është përgjigjur disa pyetje të deputetëve.

Dumani u pyet nëse SPAK ka presion politik. Ai tha se SPAK është i shurdhër sa i përket presionit politik. Sipas tij, marrëdhënia e Strukturës së Posaçme është me ligjin.

Altin Dumani: Disa shefa komisariatesh e shefa krimesh janë përfshirë në krime. Por, me Policinë ne bashkëpunojmë përditë. Ne kemi marrëdhënie procedurale në rastet kur na duhet t’i thërrasim. Ne jemi të shurdhët nga retorikat politike. Jemi përgjegjës përballë ligjit dhe shoqërisë civile.