Adele ka thënë se është mirënjohëse për çmimet e shtëpive në Los Angeles, duke shtuar se Londra është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe ajo nuk e përballonte dot.

Po, as ajo që ka një pasuri prej 190 milion dollarësh!

Këngëtarja tha për British Vogue se kostoja e pasurive të paluajtshme në Londër është arsyeja pse ajo u zhvendos në SHBA. Epo, Adele duhet të jetë e para që e thotë këtë, sepse tingëllon paksa e pabesueshme duke qenë se Los Angeles ka disa nga shtëpitë më të shtrenjta në Amerikë.

Por, Adele thotë se nuk mund të përballojë asgjë shtëpi në Londër që të jetë e ngjashme me atë që ka blerë në LA. Ajo tha se tashmë ka investuar më shumë se 30 milionë dollarë në 3 prona në pjesën e Hidden Valley të Beverly Hills.

Blerja e parë e Adele ishte një shtëpi prej 9.5 milionë dollarësh në vitin 2016, ndërsa në vitin 2019 ajo bleu shtëpinë fqinje për 10.65 milionë dollarë. Këtë vit ajo bleu një shtëpi tjetër, po aty pranë, për 10 milionë dollarë.

Këngëtarja tha se përveç ndryshimit në çmimet e pasurive të paluajtshme, ajo donte të jetonte diku me “ajër të pastër dhe ku mund të shihte qiellin”.