TIRANË-Enti Rregullator i Energjisë (ERE) pritet të zgjedhë sot administratorin e Kompanisë Cez Shpërndarje. 

Në mbledhjen e bordit u paraqitën 6 kandidaturat, ish-kreu i OSSH, aktualisht drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi, Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata.

Personat e interesuar të cilët kanë aplikuar për këtë post po dëgjohen prej bordit të ERE-s i cili do të përzgjedhë midis tyre. 
Pas dëgjesës u skualifikua Onorina Jata, pasi sic beri te ditur drejtori juridik ne ERE, Eduart Elezi, ajo është aktualisht punonjëse në CEZ. 

Në garë vijojnë të mbetën 5 emrat, Artan Topi, Sahit Dollapi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi dhe Agron Seseri 

Vetëm një javë më parë ERE miratoi rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionoj CEZ-i nëse i hiqet licensa. 

Rregulloja përmban sa do të vazhdojë administrimi i CEZ nga një administrator deri sa të gjendet një zgjidhje. Sipas rregullores brenda 10 ditëve administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës. 

Në datën 21 janar ERE do të vendosë në lidhje me licencën e CEZ Shpërndarje dhe pikërisht për këtë administrator i ri duhet që të emërohet para kësaj date.