Modelja Adrola Dushi ka uruar ish-parnerin e saj Adis Patushin për lidhjen e tij me këngëtaren Fifi.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në një studio televizive, Adrola i bëri një urim special çiftit, duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?

Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit

Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?

Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.

Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali dhe janë ndarë para disa vitesh. Adisi e ka nisur romancën me Fifin pas daljes së saj nga “Big Brother Vip”.

Nga ana tjetër vetë modelja përflitet për një lidhje me këngëtarin nga Kosova, Capital T, të cilën ende nuk e ka pranuar publikisht.