Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur ditën e sotme gjatë një konferencë për mediat mbi afatin 100 ditor të vendosur nga kryeministri Rama për Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij Çuçi është shprehur se Drejtori i ri Gledis Nano e ka nisur detyrën e tij me këtë analizë dhe së shpejti pritet të dalë në një deklaratë zyrtare.

Teksa një veprimtari të tillë Çuçi e sheh si një punë në të mirë të Policisë së Shtetit dhe përgatije e trupës së saj.

“Drejtori i ri e ka filluar punën me këtë analiz. Ai do të jetë në gjithë Shqipërinë. Është një punë e vazhdueshme jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi edhe një veprimtari sa më të lartë. Kështu që drejtori i ri i policisë do të ketë një raport  për këtë edhe pa diskutim që edhe Ministria do të dalë me një raport përfundimtar.”- tha Çuçi.