AZRA, 22 prill 2013– Militantët talibanë kanë marrë peng 9 shtetas të huaj në lindje të Afganistanit.

Grupi u sulmua pasi helikopteri me të cilin udhëtonin, bëri  një ulje emergjente në distriktin Azra në provincën Logar, e cila dihet që është nën kontrollin e militantëve.

Ende nuk dihen shkaqet e uljes emergjente të helikopterit, në një kohë që OKB ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për punonjës të saj.

Ende nuk dihet kombësia e shtetasve të rrëmbyer.