“After Party” i Big Brother VIP 3 Albania ka bërë bashkë ish banorët e këtij edicioni dhe ato të kaluara.

Pjesë e festës janë fituesja Egla Ceno, finalistët Jul Deda,Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu në festë janë edhe Meri Shehu, Roza Lati, Françeska Murati, Ervin Gonxhi dhe ish banorë të tjerë.

Ilnisa dhe Meritoni kanë mbërritur bashkë në festë të dy të veshur me të zeza.

Gjatë festës Heidi dhe Juli janë parë shumë të afërt gjatë mbrëmjes, duke lënë të nënkuptuar se miqësia e tyre e nisur brenda shtëpisë do të vijojë edhe jashtë.

Në skenë performuan fituesi i edicionit të dytë, artisti Luiz Ejlli, Bardhi dhe Fifi.

Kjo festë e kuruar deri në detaje bëri bashkë dhe shumë VIP-a, moderatorë, gazetarë, artistë dhe figura të televizionit dhe rrjeteve sociale.