sh-deputeti i PS-së, Spartak Braho, bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ishte i ftuar në News24. Braho komentoi shumë çështje të aktualitetit, duke u ndalur dhe te lajmi se Pallati i Brigadave do të jepet me koncesion nga qeveria.

Lidhur me këtë, ish-deputeti Braho tha se është një vendim i gabuar, pasi ai që e merr me koncesion Pallatin e Brigadave mund të bëjë disa investime dhe pas disa vitesh ka të drejtë ta privatizojë. Pra, sipas ish-deputetit socialist, Pallati i Brigadave mund të përfundojë edhe në një disko.

Braho foli dhe për inceneratorët, ku tha se kjo aferë është skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sipas tij, është pan-evropian mafioz, është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto.

Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.

“Situata nuk është e mirë në Shqipëri aktualisht. Në qoftë se do jap një konsideratë me pranimin e Shqipërisë duhet të them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e njëpasnjëshme që ka zbuluar media, veëçanërisht me korrupsionin, shëprdorimet e mëdha ku janë përfshirë qeveritarë, ministra, drejtorë, them se këto e pengojnë afrimin e Shqipërisë në BE.

Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam socialist, 47 është numri i teserës sime që i takon qershorit të 1991, më vjen keq për këtë punë, por parashikimet janë të zymta”, tha Braho.

Bjesë nga biseda:

Braho: Turp i madh. Këtë punë ka bërë Zogu, se të paktën Enveri e shpërndau pronën te fshatarët, sipas parimit që toka i takon atij që e punon. Zogu pasurinë shtetërore e shpërndau te oligarkët apo feudalët e asaj kohe, ua fali edhe mjaft të tjerëve. Këtë po bën dhe Rama. Pushteti po rrëshqet djathtas, por jo djathtas sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frymëzimit politik që ka Rama, që nuk është për të mbështetur parimet e humanizmit social, që është karakteristik e partive të majta. Këto pronat po i merr një klasë e caktuar e borxhezisë së re, të cilët po e copëtojnë këtë vend keqazi, ndërkohë që mileti vuan për bukën e gojës. Është turp t’i heqësh 3 mijë lekëshin sot pensionistit. Këta po i grabisin dhe nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galopante.

Pallati i Brigadave me koncension…

Pallati i Brigadave u ndërtua rreth viteve 35-40 dhe u konceptua si simboli i madhështisë së mbretërisë, të mbretit Zog në atë kohë, me fonde shtetërore e donacione të Italisë. Qe një vepër arkitektonike shumë e goditur, shumë e bukur. Ka një histori të asaj, sepse lidhet me periudhën e luftës. Atje qeveritë, në kohën e fashizmit, bënin mbledhjet. Madje në një mbledhje qeverie arriti të binte dhe një predhë topi e brigadave të partizanëve. Ky i jep me koncesion dhe pastaj përfundojnë në disko. Kam dyshim. Nëse e merr me qira apo me koncesion, ai kur të ketë bërë dhe disa investime, ka të drejtë edhe ta privatizojë. Më vjen keq që një vepër me vlera të përfundojë kështu. Të gjitha pritjet atje janë bërë. Ku do vejnë të futen pastaj? Në Surrel? Pastaj duhet të marrë leje nga koncesionari. Është një histori ende me të panjohura.

Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore…

Te ky përdorimi vetjak ka parasysh edhe veten e tij, se ai fumator kanabisi e droge ka qenë në rininë e tij, e deri vonë. Por, le ta pijë, punë e tij. Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit. E para, ekonomikisht kjo përvojë, të cilën e kali Maqedonia, nga informacioni që kam unë është një sektor që ka dalë me humbje, nuk ka sjellë gjë. Por, kjo do masa të forta. Të lejosh kultivimin industrial, thotë ai, do të thotë të marrësh masa, të kesh një siguri të plotë. Se këtu për dy vjet, 2015-2017 këtu u bë nami, me qeverisjen e Ramës u bë nami, u kanabizua Shqipëria, dhe fitoi një kategori në atë periudhë. Ikën nga 300-400 milionë euro nga shitja e kanabisit, të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Në rastin konkret ne nuk jemi të përgatitur, me ligj, se duhet ndërtuar kuadri ligjor fillimisht. Është e parakohshme, e gabuar, në këtë fazë, dhe nuk ka përvojë pozitive. Përvoja maqedonase është skandal fare.

Riedukimi i gazetarit

Ky është budallallëk, çfarë kompetence ka ai të çojë gazetarët në riedukim. Është bërë dhe gjykatës. Nuk ka asnjë kompetencë ai të çojë gazetarët për riedukim. Etikën e kanë thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirinë të pyesë, është një masë absurde. Nqs pronari me tërë mend do marrë masa ndaj gazetarit, është dhe ai i lidhur me Ramën.

Arrestimet e ish-ministrave, ish-deputetëve, faktet e reja për inceneratorët…

Kërkojnë një analizë të thellë. E para, dëgjoje dje zonjën Vasili me një grup paneli, nuk janë panelet që ndikojnë në zbulimin e këtyre, pengojnë. Aq më tepër ka dhe kakofoni, interpretime të gabuara të ligjit, edhe media duhet të jetë më e… përveç faktit që evidenton, nuk duhen komentet. Dëgjoja Kryemadhin, lëreni SPAK-un, do bëjë punën e tij, do hetojë, asnjë presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke për detyrë ta çosh, po nuk e çove do përgjigjesh ti për fshehje. Ky është skandal, ky i inceneratorëve, veçanërisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kanë marrë pjesë dhe një pjesë e oligarkëve në faturime të falsifikuara.

Ka ndodhur kjo ngjarje dhe në 2013 në Drejtorinë e përgjithshme të Tatim-Taksave. Atje ka ndodhur një skandal i madh i rimbursimit, është rimbursuar dhe djali i Sali Berishës. Ishte drejtoreshë Briseida Shehaj. U dënua vetëm një firmë kineze që kishte bërë ca rimbursime të paligjshme. I njëjti model është, e njëjta skemë e 2013. Rama ka dijeni për atë skemë, sepse është i njëjti mekanizëm. Atëherë e bënë tërë oligarkët e Berishës, këtë radhë janë përfshirë dhjetëra kompani të tjera. Hetimi do i nxjerrë, është skandal.

Dikush tha nga këta të PD, Rama duhet të japë dorëheqjen. Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’ që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in.

Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithpushtetshëm.