Ajola Xoxa ka mbërritur në Apelin e GJKKO-së ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare.

Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit edhe ditën e djeshme në gjykatë, por seanca u shty për shkak se është legjitimuar një avokat tjetër dhe ai kërkoi që të njihej me aktet.

Gjithashtu edhe seanca e hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.

Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu siç pretendon SPAK.

Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim të GJKKO-së është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”.

Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.