TIRANE – Aleanca Kuq e Zi kërkon nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekorimin e themeluesve të Kishës Autoqefale Shqiptare dhe heqjen e “Urdhrit Skënderbeu” për kryepeshkopin Janullatos, me pretendimin se ka kryer veprimtari antikushtetuese.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryepeshkopi Janullatos nuk meriton të mbajë “Urdhrin Skënderbeu”, pasi ka lejuar nazistët e Agimit të Artë në kishat shqiptare.
“Fryma e Janullatos është kundër sovranitetit territorial. Kushtetuta, kisha është e ndarë nga shteti dhe politika”- shprehen përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi.
Sekretariati i Aleancës Kuq e Zi dorëzoi zyrtarisht rreth mesditës kërkesën për këtë çështje pranë zyrës së Presidentit Nishani.