Nga Profesor dr. Hamit Boriçi

Kaluan më shumë se 16 vjet qëkur Akademiku, profesor Bedriu u nda nga jeta duke lënë si trashëgimi veprat e tij shkencore në fushën e pedagogjisë e psikologjisë, të letësisë dhe të publicistikës, vepra që presin botimin në një kolanë.Këto ditë ai do të hynte në të nëntëdhjetëtin vit, lindur më 20 nëntor 1930, ndaj e kujtojmë dhe e nderojmë, ne, të paktët shokë të tij të fëmijërisë të ish-Shkollës së Parrucës në Shkodër, ku mori mësimet fillore; e kujtojnë dhe e nderojnë ish-pionierët dhe gjimnazitët e Durrësit ku u laurua me diplomë “I shkëlqyer”; e kujtojnë dhe e nderojnë, potë paktët ish-bashkëstudentë shqiptarë që gjatë viteve 1950-1953 studiuen dhe u diplomuan në Moskë për Pedagogji e Psikologji..

Bedriu kudo që punoi la emër e gjurmë për ndjenjë përgjegjësije për çdo detyrë që u ngarkua: si i pari Dekan i Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, që sapo  ishte inauguruar, në shtator të vitit 1957; si Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike; sizëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës; si Sekretar i Përgjithshëm Shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqiperisë që në orët e para të jetës së saj; si kryeredaktor i gazetës “Mësuesi” e…

Bedriu –  mësues i mësuesëve shqiptarë

Gjatë karrierës së tij pedagogjike dha mësimin e psikologjisë së përgjithshme dhe sociale në institucionet e larta arsimore.Shquhej për mjeshtëri në mësimdhënie. Ligjëratat e tij priteshin me interesim, sa për nivelin shkencor, aq edhe për mënyrën e konceptimit e paraqitjes së tyre në auditor: rrjedhshëm, qartë e kuptueshëm, duke komunikuar lirshëm me audiencën. Ish studentët e tij ruanin dhe ruajnë ende shënimet nga ligjëratat e profesor Bedriut si modele për proceset mësimore, teorike e praktike.

Sekreti i suksesit të profesorit ishte: respekt e përgjegjësi  ndaj auditorit dhe çdo studenti. Sami Xhango, ish student, profilin e Bedriut e karakterizonte: “me nxënësit-kolegë, një gurrëe dijes dhe e p՚rvojës që na jepte  dituri, secilit dhe të gjithëve; demokrat në auditor edhe në jetë; gjuhën e elitarit nuk e bëri të veten kurrë, sepse bënte jetën e njeriut të thjeshtë”.

… shkencëtar i shquar

Akademiku Dedja ishte një nga studiuesit e shkencëtarët e njohur në lëmë të psikologjisë e pedagogjisë, edhe jashtë Shqipërisë.Si studiues aktiv i praktikës mësimore pedagogjike kombëtare ka ndërmarrë nisma vetjake për dukuri e probleme, që ka nxjerrë në pah jeta e përditshme, duke arritur në përfundime me interes shkencor. Në librin “Drejt enigmave të psikikës”, qëështë botuar e ribotuar, profesor Bedriu argumenton tezën”Sot nuk ka edhe një qelizë të jetës ku të mos ketë hyrë psikologjia”. Ai polemizonteme  autorë, .që  përpiqen të spekulonin me psikologjinë e të çorodisnin mendjet e njerëzve duke përdorur lloj-lloj tezash e metodash” (f. 5); kritikonte tezat idealiste, që po pëhapen shumë në botën e sotme.

Me gjuhë të kthjelltëe stil të zhdërvjelltë në komunikimu jepte përgjigje disa pyetjeve, si “A është dhënë njëherë e përgjithmonë potenciali funksional i trurit ?”, “Pse shohim objekte që s’ekzistojnë?”, “Ç’ fuqi ka imagjinata e njeriut ?”, “Ç’është kimia e ndjenjave ?”, “Ç’është telestezia ?”, “A ekziston shqisa e gjashtë ?”, “Si “flasin” qelizat nervore” etj.

Ai, në një varg botimesh, ka parashtruar ide e teza që lidhen me metodën e mësimdhënies dhe me probleme të përgjithshme të përmbajtjes së shkollës dhe arsimit kombëtar. 

Që heret në një referat, mbajtur në Elbasan dhe Fier, më 28 e 29 gusht 1975, me argumente dhe logjikë shkencore iu kundëvuteorizimeve epraktikave të “Burokratizmit pedagogjik”.Tre vjet më pas, më 1978, hodhinjë vështrim kritik në procesin e ecurisë e zhvillimeve shoqërore në shkolla dhe ngre zërin për më shumë vëmendje e punë të mirëstudiar me nxënësit e vështirë, që manifestonin akte rrugaçërie dhe kishin tendencëprirje për t’u në rrugën e krimit. U drejtohej kështu, jo vetëm mësuesve dhe institucioneve arsimore, por edhe organeve dhe stukturave kompetente dhe autoritare të kohës.

Përkrahte dhe ushtronte në praktikë ide të përparuara në Pedagogji e Psikologji.Një prej tyre ishte kundërshtia ndaj moralizimeve në procesin e edukimit dhe formimit të vetëdijes së fëmijve, ndërgjegjësimi i tyre gradual për vendimmarrje të lirë, të pavarur e të pandikuar nga faktorë me ngarkesa ideologjike të kohëve.Në një nga studimet me autor Hysen Sinanin, mbrohen pikëpamjet e profesor Bedriut, duke i vlerësuar si “mendësi e avancuar në pedagogji”.

Pikëpamje të kësaj natyre përçonte edhe në referatin “Akselerimi psikik dhe ndikimi i tij në gjuhën amtare” (1992), në librin “Mbi rrugët e përfeksinimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare”, etj. Duke ndjekur zhvillimet arsimore gjatë ndryshimeve të sistemit politiko-shoqëror, pas vitit 1990, formuloi mendimin: “Arsimi privat, sipas ligjeve të ekonomisë së tregut, krijohet për të konkuruar arsimin publik dhe vlen si stimul e nxitje për këtë të fundit. Kjo garë është e domosdoshme kur zhvillohet në kushte të njëta. Ndryshe do të kemi diznivele…”. (nëntor, 1999).

Profesor Bedriu,  përveç veprimtarisë shkencore vitiate, ka kontribuar dukshëm në zhvillimin e shkencave në Shqipëri me atributet edrejtuesit të dekanatit të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, të drejtorit të Institutit të Studimeve Pedagogjike, të zyrtarit të lartë në Ministrinë e Arsimit e të kulturës, sidomos të funksionarit të lartë shkencor, si Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ai nxiste e përkrahte kolegët pedagogë për t’u marrë me studime e kërkime shkencore dhe bashkëpunonte me ta.Disa prej tyre edhe i udhëhoqi për mbrojtje gradash e titujsh shkencorë.Si sekretar shkencor i kushtonte vëmendje veprimttarisë shkencore të instituteveqë përfshiheshin në Akademin e Shkencave derisa politika e pas 90-tës u vuri kazmen, si ato të shkencave shoqërore (Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, i Historisë, i Kulturës Popullore), ashtu edhe të shkencave teknike si ai i Hidrometeorologjisë etj.

Te profesor Bedriu gjenin përkrahje për projektet, që përmes tij kalonin për miratim në Kryesinë, që drejtohej nga Akademiku profesor Aleks Buda, gjithmonë i gatshëm për t’u krijuar kushte të favorshme dhe mundësi kërkuesve shkencorë për studime e botime.

Shkrimtar, studiues dhe historian i letërsisë për fëmijë

Krijimtaria letrare, kryesisht për fëmijë, është një nga evokimet e brëndshme të Bedri Dedes, shkrimtar me rrënjë që në fëmijëri. Si dëshmitar okular në vitin 1937sjell në kujtesë atë orë, kur Bedriu 7 vjeçar, nxënës i klasës së dytë fillore, që rrinte në një bankë përpara meje me Hodo Sokolin, kur mësues Ismeti pyeti: kush ka lexuar ndonjë libër ?Bedriu ngriti dorën. Mësues Ismeti, që duket se kishte dijeni, e ftoi të na tregonte autorin, titullin dhe  të na lexonte diçka.

Bedriu doli përpara nesh dhe pasi tha se libri ishte “Djemt e rrugës Pal” dhe lexoi emrin e shkruesit Ferenc Molnar, duke vështruar mësuesin, i cili shtoi: Ferenc Molnar ishte shkrimtar hungarez.

Bedriu vijoi të tregojë përmbajtjen dhe ne duartrokitëm.

Një rast tjetër. mësuesi gjakovar, Ismeti Shaqiri na lexonte përralla marrë nga libra të ndryshëm dhe kërkonte që ne t’i ritregonin. Në prej këtyre ushtrimeve kishte ftuar edhe drejtorin e shkollës, zotni Gani Dizdarin.

Bedriu ritregonte një përrallë, pornë mënyrë krijuese, duke shtuar nga vetja.

          Mësuesi e pyeti: ku e ke ndigjue këtë përrallë ?

  • Nga ju zotni mësues…
  • Mësues Ismeti, duke vështruar edhe drejtorin e shkollës, na u drejtu: E shihni, pra, se edhe në klasen tonë paskemi një krijues.

Këto episode ia kujtova Bedriut kur ai shkroi dhe botoi romanin e tij të parë “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” dhe, më pas, “Kalamajt e pallatit tim”.

Fillimet e letërsisë për fëmijë ishin disa kallëzime,  përralla e skeçe. Nëlibrin e tij “Nepër ravat e jetës” – Kujtime (2001)do të shkruante: “Durrësi më përkundi ëndërrat letrare” (37) dhe se motivin e përrallës “Dy rosa dhe breshka” do ta rimerrte më. vonë për romanin “Një udhëtim i rrezikshëm”.

Veprimtaria e tij letrare për fëmijë, duke filluar  nga “Heroizmate Fatbardh Pialoshit” (1954) te “Përrallat e Zvicrës” (2002), përmbyllur në romanin “Skurida” (2004), dëshmon për talentin e shkrimtarit për fëmijë Bedri Dedja, poet, prozator, dramaturg, romancier. Me libra, si “Shkolla e pyllit”, “Tregimet e gjyshe pastërtores”, ”Patoku në  plazh”, “Bariu i vogël në mal të thatë”, “Artan burizani dhe çeta e tij”, “Republika e 1100 çudirave”, “Alarmet e qytetit të Sdikushi” e të tjerë, janë rritur e frymëzuar  brezat e fëmijëve të Shqipërisë”.

Akademiku, profesor Bedri Dedja ishe dhe mbetet studiuesi, kritiku dhe teoricieni i parë i letërsisë shqiptare për fëmijë, i cili hodhi bazat e i dha shtysë zhvillimit të mendimit kritik letrar dhe historisë së kësaj dege të letërsisë në mënyrë  të organizuar dhe institucionale. Ai shkroi e botoi disa libra: teksti e parë për shskollat pedagogjike “Letërsia për fëmijë” (1961), monografinë “Tradita dhe probleme të letërsisë për fëmijë” (1972), përmbledhjen “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978) etj. Me nismen dhe rolin e tij si organizator u zhvilluan tubime shkencore deri në nivelin e simpoziumeve, u ngritën dhe u trajtuan probleme të zhvillimit dhe të studimit të letërsisë për fëmijë në organizma dhe institucione, si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë e Letrsisë të Akademisë së Shkencave, ndaj ishte zgjedhur Kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë; ndaj Qendra Ndërkombëtare e Biografive të Këbrixhit, në vëllimin  1999-2000 e ka cilësuar Bedri Deden me tre tituj: si shkrimtar dhe autor botëror, sinjë nga 2000 shkrimtarët më të  shquar të shekulllit XX dhe “Njeriu i vitit 1999-2000”.

Gazetar, publicist dhe botues mediash

Kjo veprimtari e profesor Bedriut, ndonëse e shtrirë në kohë është pak e njohur.Nga rradhoi i tij “Nëpër ravate jetës” mësojmë se provat e para në këtë lëmë i bëri që në bankat e shkollës në Durrës kur nxirrte tri gazeta muri të shkollës, të Shtëpisë së Pionierëve të qytetit dhe në gjimnaz. Ai në kujtimet e veta shkruan: “Ato vite provova profesionin e gazetarit (7). Nivelin më të lartë e arriti me revistën  e pionierëve të qarkut të Durrësit, “Flamurtari i vogël” (1945). Gjatë viteve të gjimnazit vijoi të botonte në gazetat “Pionieri” dhe “Letrari i Ri” që dilnin në Tiranë. Më 20 janar 1965 në gazetën “Pionieri”do të pohonte: “Me gazetën tonë të dashur “Pionieri” nisa rrugën e shkrimeve”.

Ai shkroi e botoi krijimtari letrare dhe artikuj për probleme arsimore, kulturore e shoqërore në shumë gazeta të kohës, duke filluar nga “Zëri i popullit”, në revistën “Ylli” e në të shumtën e gazetave të kohës, sidomos në gazetën “Zëri i rinisë”.Vazhdoi kështu deri në shtator të vitit 1961, kur themeloi gazetën “Mësuesi”, kryeredaktor i së cilës ishte, pa ndërprerje, plot pesë vjet.

Vinte në gazetën “Mësuesi” me një përvojë si bashkëpunëtor i  revistave “Arsimi popullor” dhe “Pedagogu i Ri” me profil pedagogjik, metodik e letrar, që e projektoi dhe redaktoi.

Për profesor Bedriun e përjavshmja “Mësuesi” ishte universiteti pesëvjeçar i publicitikës pedagogjike, kulturore, letrare dhe shoqërore, që edhe më tej do ta ushtronte, krahas dhe në funksion të detyreve të ngarkuara.

Revistat e profiluara për parashkollarë e shkollarë të krijuara në vitet ’60-’80 të shekullit të kaluar lidhen me emrin e Bedri Dedes, si ideues e hartues i programeve, por edhe si autor i shumë shkrimeve e krijimeve letrare.

Do të vinte një kohë tjetër pesëvjeçare (1992-1997), kur profesori akademik do të merrej me shkrime politike për çështjen kombëtare shqiptare, kryesisht në të  përkohshmet “Zëri i popullit” dhe “Kombi”, por edhe në revistat “Zëri i Kosovës”, që botohej në Gjenevë dhe fletoren zvicerane “Expres”.

 ***

Akademiku profesor dr, Bedri Dedja është nderuar me “Çmimin e Republikës”, me “Urdhërin Naim Frashëri” dhe me titullin “Meshtër i Madh i Punës”