Për të përkujtuar një djalë të ri kosovar, që humbi jetën në Kosovë pas përfundimit të luftës, inxhinieri Nazif Tivari do të vendosë një pllakë përkujtimore në fabrikën e tij “Mozzarella Italia” në Shkallnur të Durrësit.

Ceremonia përkujtimore për Morinën do të mbahet më 5 nëntor dhe do të zhvillohet në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Hamza Muça”.

Njoftimi:

Fabrika e Qumështit “Mozzarella Italia” në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Hamza Muça” në Shkallnur të Durrësit, organizojnë Ceremoni Përkujtimore për Shpend Morinën.

Ing. Nazif Tivari administratori i fabrikës Mozzarella Italia ju fton të merrni piesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të djaloshit Kosovar Shpend Morina, i cili u strehua në vitin 1998 tek Fabrika e Qumështit “Mozzarella Italia” në Shkallnur – Durrës, i cili sapo u kthye në Gjakovë ra mbi mina të vendosur nga pushtuesit. Në një formë sensibilizimi ju fton edhe të mbështesni këtë event individ dhe biznese të ndryshme shqiptare dhe kosovare.

𝗞𝘂𝘀𝗵 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗦𝗵𝗽𝗲𝗻𝗱 𝗠𝗼𝗿𝗶𝗻𝗮?

Në këtë vend, nje dhomë prej 10 m2 në kohën e luftës në Kosovë, ka jetuar familja e Ramiz Morinës. Jetonte nëna me tre vajza dhe dy djem, Shpati i vogël dhe Shpendi nga Gjakova. Lufta mbaroi dhe familja u kthye në Gjakovë.

Shpendi një djale i urtë, fjalë pakë dhe shumë punëtor, pak metra larg nga shtëpia, ra mbi mina të vendosura nga pushtuesit. Ishte motra e tij Miranda, një vajze burrneshë që do të merrte trupin e dëmtuar të vëllait te saj, për ta dërguar në altarin e përjetësisë. Fabrika e Qumështit në Shkallnur, Nazif Tivari,  ‘’Mjeshter i Madh,’’ e kishte një brengë për te realizuar dhe vendosur një memorial në vendin ku jetoi ky djalë gjatë luftës.