Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për futbollistin maroken, Sofian Kijine, i cili u përfshi në një aksident horror me makinë në Lizh të Belgjikës.

Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rrethrrotullimi dhe duke fluturuar drejt një godine sportive që ndodhej aty pranë, ku po stërviteshin disa fëmijë, që për fat të mirë askush nga të rinjtë nuk mbeti i plagosur.

Kijine u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt për t’i bërë ekzaminimet e mëtejshme, por siç raporton klubi i tij, Oud-Heverle Luven, futbollisti nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.