Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 02:00 të së dielës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Dëshmitarët thonë se në aksident janë përfshirë tre automjete.
Mësohet se në përplasje kanë mbetur të dëmtuar një automjet tip Golf, një BMW dhe një Renault.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe Zjarrfikësit. Sipas Gazeta Express, iu është dhënë ndihma e parë të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar për në QKUK, por numri i saktë i të lënduarve ende nuk dihet.





