Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen rëndë të një tjetre ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 57-vjeçarja, ndërsa shtetasja 20-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.