Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë një automjet ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të lënduar, por bëhet me dije nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes se automjeti është goditur nga një tjetër makinë dhe ka përfunduar i përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur sapo kalon mbikalimin e Kamzës, ndërsa në vendngjarje ndodhen disa ambulanca si dhe forca të shumta policie.

Po hetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia. /Jeta osh qef