12 shtator 2015 – Aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pas mesnate në Durrës, duke shkaktuar një të vdekur e tre të plagosur.

Rreth orës 03:10, një familje nga Tirana po udhëtonte me një mjet tip BMV në aksin rrugor Plepa-Shkozet-Unazë në afërsi të mbikalimit të trenit, në momentin që ndodhi aksidenti tragjik me bilanc të rëndë.

Drejtuesi i mjetit me targa “AA 470 JZ” ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën 79-vjeçarja me iniciale M.Ç, ndërsa janë plagosur rëndë anëtarët e tjerë të familjes.

Dy prej tyre, 56-vjeçarja N.Ç dhe 46-vjeçarja Dh.Ç ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa për një vogëlushe 8-vjeçare raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Shkak i aksidentit ka qenë gjendja e dehur e shoferit 57-vjeçar N.Ç. dhe shpejtësia tej normave të lejuara, pohojnë burime zyrtare të policisë së Durrësit.

/S.L. portali DurresLajm/