Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kote, në rrugën që të çon pranë lumit të Vlorës, me pasojë një viktimë.

Mësohet se viktima është i moshës rreth 30 vjeç.

Në njoftimin e shpërndarë për media policia sqaron se personi i cili ka humbur jetën është drejtuesi i motomjetit, ndërsa ende nuk është arritur të identifikohet.

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.”

aksidet makina kote
motir aksident