Një person ka humbur jetën, në një aksident të tmerrshëm rrugor.

Një automjet tip “Fiat” është filmuar ndërsa lëvizte në drejtim të kundërt në afërsi të unazës në Beograd, Serbi.

Në videot e publikuara në rrjete sociale shihet qartë momenti kur “Fiat”-i është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka shpërthyer në flakë.