Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, në afërsi të kodrës së Rrashbullit.

3 automjete kanë mbetur të përfshira në të, ndërkohë që nga pamjet filmike duket që një nga makinat është përmbysur në mes të rrugës.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë dhe ekipet mjekësore.

Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se një person pa mbetur i lënduar, ndërkohë që nuk dihet nëse ka të tjerë të plagosur.

Policia e Durrësit ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar.