Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth një orë më parë, në autostradën Durrës – Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Dy automjete janë përfshirë në aksident, ndërkohë që njëri prej tyre përfundoi i përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar po vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit rrugor.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në km 2, ku në përplasje janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Edhe në këtë rast nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa përplasja solli rëndim të trafikut në një aks ku qarkullimi është tejet i ngarkuar.