Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën “Kastriotët” ku për pasojë është përplasur makina me drejtues Egzon Muratajn me automjetin me drejtues Murat Dorezi.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues Egzon Muratajn, Avni Gjuni rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve, Egzon Murataj dhe Murat Dorezi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.