Një 69-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, ku shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç. Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.