Një aksident ka ndodhur në lagjen “28 Nëntorit” të Elbasanit mëngjesin e sotëm, ku një këmbësore është përplasur nga një makinë.

Gruaja e plagosur M.S. është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Ndërsa drejtuesi i automjetit Ford, I.K., është shoqëruar në polici ku po pyetet për rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.