Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek “Unaza e Re” në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një punonjës të gjelbërimit të Tiranës.

I plagosuri është Elton Sena 28 vjeç, i cili është dërguar me plagë në QSUT.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit Eugen Kapexhiu, është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.