Aksident i trefishtë në Shëngjin në afërsi të Lapidarit. 3 makina janë përfshirë në këtë aksident.

Raportohet për tre persona të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.